Po kthehemi në një kamp azilantësh politikë? Ja çfarë është diskutuar dje mes lideres bjelloruse dhe Edi Ramës

Liderja e opozitës bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya, deklaroi se të burgosurit politikë në Bjellorusi, mund të strehohen në Shqipëri në të ardhmen. E ftuar në TopNews, Tsikhanouskaya tha se kjo ishte një ndër pikat për të cilat foli me kryeministrin Edi Rama gjatë takimit të zhvilluar një ditë më parë.

Liderja e Opozitës u shpreh se të burgosurit politikë në Bjellorusi kanë vuajtur shumë dhe se Shqipëria mund të bëjë shumë me programet e rehabilitimit. Ajo tha se në Bjellorusi në çdo moment njerëzit mund të rrëmbehen në rrugë, në punë apo kudo por që nuk do të dorëzohen përpara këtij regjimi të egër, pavarësisht dhunës qe ushtrohet ndaj tyre.

“Ndonjëherë vendet e vogla, vendimet e tyre janë më të rëndësishme se të vendeve të mëdha sepse çdo vend ka një zë të fuqishëm, veçanërisht nëse ai vend merr pjesë në Organizata Ndërkombëtare. Shqipëria mund të bëjë shumë për Bjellorusinë, kryesisht për programet e rehabilitimit të të burgosurve politikë dhe familjeve të tyre. Të burgosurit tanë kanë vuajtur shumë dhe Shqipëria mund t’i presë në të ardhmen. Me Ramën folëm për programin e rehabilimit dhe për evente kulturore në Shqipëri. Shqipëria është e rëndësishme për Bjellorusinë se pse ka kaluar një diktaturë dhe ato janë kujtime të freskëta për shqiptarët. Ka një pozicion shumë parimor për situatën në Bjellurusi, e kam takuar Ramën shumë shkurt dhe më ftoi të vija këtu, kam takuar dhe presidentin. Shqipëria është e rëndësishme sepse është anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare , ndërsa ishte presidente dhe e OSBE tani do të jetë në këshillin e sigurisë së OKB-së,”

“Ne kemi jetuar në diktaturën e Lukashenkos prej 27 vitesh, por viti i shkuar ishte i rëndësishëm sepse njerëzit në Bjellorusi e kuptuan se nuk mund të duronin më. Ata shihnin mungesën e ligjit në vend, ekonomia shumë e varfër, dhe ne kemi nevojë për menaxhim të mirë. Situata ndryshoi pas zgjedhjeve të manipuluara kur demonstrata të mëdha u zhvilluan në rrugë por u shtypën në mënyrë brutale nga Lukashenko. E para, kishte tre ditë ferr pas zgjedhjeve, pastaj nisën arrestimet, burgosjet, torturat. Për momentin me mijëra njerëz janë pas hekurave nën akuza politike e qindra mijëra të tjerë janë larguar nga vendi. Por pavarësisht kësaj dhune, presioni, njerëzit vazhdojnë të luftojnë. Njerëzit e dijnë se në cdo moment mund të rrëmbehen nga shtëpia, nga puna e tyre dhe të burgosen. Ata e kuptojnë se po rrezikojnë por duan ndryshim. Një ditë më parë një specialist IT u vra në shtëpinë e tij ku disa persona të KGB kishin hyrë forcërisht. Është një situatë e tmerrshme për njerëzit por ata nuk dorëzohen. Ne nuk kemi të drejtë të dorëzohemi në këtë moment kur njerëzit tanë janë pas hekurave. Ne duam ta kapërcejmë këtë krizë paqësisht dhe e vetmja rrugë janë zgjedhjet e reja në Bjellorusi,”

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *