Pak muaj më parë u diskutua si teori konspirative, ngritja e kampeve të Covidit që ishin kundër pandemisë. Kjo teori u bë realitet për tre muaj, ku siç shihet në foto, Kina ka ndërtuar qendrën më të madhe të karantinës për vetëm tre muaj me një kosto marramendëse.
Në fakt kjo situatë prek drejtpërdrejtë diskriminimin e të drejtave të njeriut dhe shkel kodin e Nurembergut. Për të gjithë ata persona që do të hyjnë në Kinë është ndërtuar në Guangzhou një strukturë e tillë që kushton 260 milionë dollarë.
Ndërtesat janë 3-katëshe, me çati të stilit tradicional kinez, kanë 5 mijë dhoma, ndërsa janë vendosur në një hapësirë të barabartë me 46 fusha futbolli. Ky kompleks në periferi të qytetit u ndërtua në një periudhë më pak se 3 muaj.
Kjo strukturë do të zëvendësojë hotelet të cilat ishin vendosur në zona të ndryshme të Guangzhou për të karantinuar personat që do të hynin në Kinë.
Koronavirusi ka shkaktuar deri tani 4 milionë e 700 mijë viktima në të gjithë botën. Megjithatë, në Kinë, edhe pse është vendi i origjinës së Covid-19, kanë vdekur 4636 persona.
/Priza.al/