Kujdes! ‘Instagrami’ dhe televizioni po ndryshojnë perceptimin për fizikun ideal

Personat që jetojnë në zonat rurale, kanë më pak akses në internet apo televizion dhe preferojnë femrat e mbushura. Ndërsa ata që jetojnë në zonat urbane preferojnë femrat me trup të hollë.

Është ky konkluzioni në të cilin ka arritur një studim i kryer për këtë çështje.

Gjatë pyetësorit personat që banonin në zonat rurale thanë se shikonin pak televizor dhe qëndronin shumë pak nëpër rrjetet sociale.

“Studimi ynë tregoi se televizioni ka një ndikim shumë të lartë në atë se çfarë perceptimi krijojnë njerëzit për trupin ideal të femrës” – thotë Martin Tovee, udhëheqës i këtij kërkimi.

Më të prekura nga ky perceptim i deformuar janë femrat të cilat të ndikuara nga revistat dhe fotografitë e fotoshopuara të modeleve kërkojnë ti përngjajnë atyre me çdo kusht.

Në këto përpjekje ato bien shpesh pre e komplikimeve shëndetësore siç janë anoreksia dhe bulimia.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *