Ministrja franceze e mbrojtjes Florence Parly, nënshkroi sot në Pragë marrëveshjen e shitjes së 52 auto-topave të artilerisë për 333 milionë euro te ushtria çeke.
Në konferencën me homologun çek, Parly, vlerësonte topat “Caesar” si një mjet “i fuqishëm, i saktë dhe modern sulmi”.
Topat “Caesar”, me kalibër 155, prodhohen nga grupi francez “Nexter”, të cilët gjatë pesë viteve të ardhshme do të zëvendësojnë topat e prodhimit çek “DANA”.
Zhvillimi vjen pasi Franca ka tërhequr ambasadorët e saj në Shtetet e Bashkuara dhe Australi, në shenjë proteste për anulimin e marrëveshjes së saj me Australinë për ndërtimin dhe shitjen e nëndetëseve ushtarake, të cilën ministri i Jashtëm Le Drian, e quajti “sjellje e papranueshme mes aleatëve”.
“Blerja e 52 topave të kalibrit të NATO-s, forcon mbrojtjen tonë dhe zëvendëson mjetet ‘DANA’ që janë më shumë se 40-vjeçarë”,- tha ministri çek i mbrojtjes Lubomir Metnar.
Ai shtoi se, industria vendase do të përfshihen në 40% të prodhimit të mjeteve, duke fituar eksperiencë dhe ekspertizë të nevojshme.
Në korrik 2019, grupi francez “Nexter” i shiti Çekisë 62 autoblinda “Titus”, me një vlerë prej 230 milionë euro.
/Priza.al/