Gjekmarkaj për largimin e Berishës: Nuk duhet të kthehet më në PD, e dha çfarë kishte për të dhënë

Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj tha në “Open” se ai nuk sheh shanse të rikthimit të Sali Berishës në PD, pavarësisht lëvizjes së tij të fundit me turin e takimeve.

Ai shtoi se në atë situatë nuk kishte skenar e as person pozitiv as negativ.

“Nuk shoh shanse, për një rikthim të Berishës, mendoj që dhe nuk duhet të rikthehet sepse çfarë ka pat për të dhënë i ka dhënë, dhe ka lënë gjurmë pozitive sipas meje. Kjo lëvizje e tij do kishte vlerë para zgjedhjeve, që të hapte një diskutim për PD. Ose nëse do të kishte një mea culpa.”, tha ai.

Gjekmarkaj tha më tej se: “Në optikën time, është veprimi i tij, por ai nuk i kërkon ndihmë anëtarësisë por me ndikimin e tij e kërkon atë, nuk po dialogon, por po shpall atë që ka marrë si vendim të tij”.

“Unë besoj që këtu s’kishte skenar as të keq as të mirë, ishte i vetmi për Bashën në rrethanat që u krijuan”, tha ai.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *