Mos dilni pa çadër! Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Sipas IGJEUM, sot priten reshje lokalisht mesatare deri në intensive në qarkun e Korçës, ndërsa reshje të dobëta priten në Vlorë, Gjirokastër dhe në Dibër.

Sa i përket temperaturave, ato pritet që të variojnë në bregdet: 18 / 24 °C; në vendet e ulëta: 13 / 22 °C; ndërsa në vendet malore: 11 / 17 °C. Ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *