Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Kubin, pasi iu gjet një sasi kanabisi në shtëpi.
Sipas informacioneve të policisë, është kontrolluar banesa e të riut, ku edhe janë gjetur 4.255 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Njoftimi i Policisë:
“Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që posedonte lëndë narkotike në banesë, shërbimet e Policisë Kurbin kanë organizuar punën dhe në Mamurras, Kurbin, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit E. C.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 4kg e 255 gr lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa”
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
/Priza.al/