Një 75-vjeçare është gjetur e pajetë ditën e sotme pranë shtëpisë së saj në Himarë. Sipas burimeve, trupi është gjendur i pajetë pranë kazanëve të rakisë.
Mendohet se e moshuara ka ndërruar jetë para disa ditësh pasi trupi i saj ka filluar të dekompozohet. Ajo u transportua në morgun e Sarandës për të mësuar edhe shkakun e vdekjes. E moshuara është nëna e atletit Pirro Dhima, atleti olimpik i peshëngritjes.
Ajo dyshohet se ka vdekur 3-4 ditë më pare, pasi nga kqyrja paraprake, në trupin e saj janë parë shenja dekompozimi, por jo dhune.
/Priza.al/