Banoret e Laknasit ‘theren’ për një thertore, firma ndërtuese nisi punimet fshehurazi

Edhe pse u vendos që deri më datë 30 tetor nuk do të kishte asnjë punim për ndërtimin e thertores në Laknas, firma ka dërguar në orët e para të mëngjesit të sotëm fadromën për të kryer punime, e cila ka prerë dhe shkatërruar dhjetëra pemë gjatë natës, duke hyrë nga rruga dytësore, pasi tjetra është e bllokuar nga banorët.

Ndërhyja e fadromës ka shkaktuar sërish përplasje mes banorëve, të cilët refuzojnë prerjen e pyllit dhe punëtorëve të firmës. Situata është përshkallëzuar më tej, pasi banorët kanë gjuajtur me sende të forta xhamin e fadromës, ndërkohë që është dashur edhe ndërhyrja e Policisë së Kamzës.

Efektivët kanë mbërritur me urgjencë dhe kanë tentuar që të shuajnë konfliktin mes palëve, që dje duket sikur ranë në dakordësi por mesa duket ka qenë e përkohëshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *