Fati i keq i shqiptares… 10 ditë më parë humbi të atin, dje ndërroi jetë nga një aksident me biçikletë

Një grua 51-vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me biçikletë në Itali. Albana Bega jetonte së bashku me burrin dhe djalin e saj në Porto Potenza, prej 20 vitesh dhe kishin ndërtuar jetën aty.

“Ajo ishte një grua që ishte gjithmonë e buzëqeshur, e lidhur me familjen. Ajo kishte jetuar në Porto Potenza, prej vitesh dhe ishte gjithmonë në biçikletë, e njihja për punë, por do të më mungojë shumë”,- kështu u shpreh Emanuela, një e njohur e viktimës.

Sipas mediave italiane, 51-vjeçarja me origjinë shqiptare vdiq dje, gruaja e quajtur Albana Bega, ishte një përdoruese e rregullt e biçikletës dhe aksidenti ndodhi vetëm disa qindra metra larg shtëpisë së saj.

Ajo nuk arriti t’i mbijetonte dot plagëve të marra, pavarësisht se u dërgua me shpejtësi në spital nga një ambulancë.

Albana la pas burrin e saj Luanin dhe të birin. Ndërkohë që vetëm 10 ditë më parë ajo kishte humbur babanë e saj.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *