VIDEO/ Rita Ora shkëlqen në shfaqjen në Paris

Këngëtarja  e njohur Rita Ora mbajti një koncert gjigant në datën 30 Shtator në Francë.

Ajo ishte mjaft e emocionuar për këtë koncert, megjithatë padyshim shkëlqeu.

 

Kujtojme se Rita është në lidhje me Taika Waititi.
Së fundmi, artistja ka dhënë një intervistë për “Australian Vogue”, ku është pyetur edhe për marrëdhënien me regjisorin.

“Unë po shijoj momente të mrekullueshme në jetën time, kjo është gjithçka që do të them për këtë”, ka thënë ajo duke mos dhënë detaje të tjera.

Kujtojmë se dalja e tyre e parë publike si çift ishte teksa parakaluan në tapetin e kuq gjatë premierës së “The Suicide Squad”, në Los Angeles. Bukuroshja shqiptare ishte e veshur me një fustan të bardhë, i cili ishte i çarë anash në pjesën e belit.Ndërsa, Taika 45 vjeç kishte veshur një kostum gri me një këmishë të bardhë të mbyllur.

Këngëtarja shqiptare është tashmë e lidhur prej 3 vitesh me producentin.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *