Shqiptarët i bëjnë ‘gropën’ vetes! Hynë për të grabitur por vranë arkitektin italian, përfundojnë në pranga

Tre shqiptarë, ende të paidentifikuar, janë arrestuar ditën e sotme në Itali pasi akuzohen si autorët e vrasjes së arkitektit 50-vjeçar italian Roberto Mottura, qershorin e këtij viti.

Vrasja ndodhi në katin e parë të ndërtesës, pasi hajdutët kishin hyrë rreth orës 4 të mëngjesit nga dritarja e vilës. Çifti dhe djali i tyre flinin në katin e dytë kur ra alarmi. Sapo dëgjuan zhurmat, të dy zbritën në katin e parë ku edhe gjetën të vdekur Motturan. Jashtë shtëpisë u gjet një çekiç që kriminelët e kishin përdorur për të thyer dritaren dhe për të hyrë në shtëpi.

Mottura, sipas babait të tij, Attilios, nuk kishte asgjë të vlefshme në atë shtëpi për të vjedhur, duke ngritur edhe dyshime se përse u zgjodh banesa e tij, krahasuar me ato të fqinjëve. Megjithatë këto detaje do të zbulohen nga të arrestuarit, të cilët po merren në pyetje lidhur me ngjarjen.

Për muaj, hetuesit ndoqën gjurmët e tyre, duke analizuar çdo të dhënë të gjetur në shtëpinë e arkitektit, ku rezultoi se kishin bërë një gabim të vetëm: nuk fikën menjëherë një nga celularët, gjë që solli më pas edhe arrestimin e tyre.

“Ata duhet të kalben në burg. Vrasësit e vëllait tim janë arrestuar dhe tani shpresoj që të kalben në burg. Shpresoj vërtet që kjo histori ka marrë kthesë, që të bëhet drejtësi për familjen e vëllait tim, për prindërit dhe të gjithë ne. Këta muaj kanë qenë të tmerrshëm. Ata janë hajdutë, një grup hajdutësh të armatosur, që shkuan rreth e qark vendit. Ata vranë një person për të marrë katër objekte. E gjithë kjo është çmenduri”, ka thënë vëllai i të ndjerit, Enrico Mottura.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *