Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për politikën e jashtme ka takuar kryeministrin Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Borrell ka publikuar edhe një foto nga takimi i zhvilluar në Abu Dhabi, aty ku kryeministri Rama mbërriti një ditë më parë.
Krah fotos, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, shkruan se me Ramën ka diskutuar për zgjerimin e BE-së, Samitin e ardhshëm dhe shton se me rëndësi është që të ruhet vrulli i reformës në rajon si dhe besueshmëria tek Evropa.
“Takova kryeministrin Edi Rama në në Konferencën e Politikave Botërore. Ne diskutuam për zgjerimin , Samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor dhe nevojën për rezultate konkrete. E rëndësishme është të ruajmë vrullin e reformës në rajon si dhe besueshmërinë ndaj BE -së,”- shkruhet ndër të tjera në postim.
Met Prime Minister @ediramaal at #WPC2021. We discussed #enlargement, the upcoming #WesternBalkans Summit and the need for concrete results.
Important to keep both the reform momentum of the region as well as credibility of the EU. pic.twitter.com/jubDd4OT0r
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) October 1, 2021
/Priza.al/