Teksa të gjithë po presin përfundimin e “Money Heist” me seritë finale që pritet të publikohen në dhjetor, një tjetër serial po e konkurron dukshëm. Të veshur me jumpsuit dhe me maska, “Squid Games” është aktualisht shfaqja televizive më e shikuara në gati 80 vende, duke e bërë atë serinë e parë origjinale koreane që kryeson listat.
Deri këtë muaj, seriali më i madh jo-anglez i “Netflix” i të gjitha kohërave ishte Money Heist, një dramë kriminale spanjolle tani në pritje të sezonit final.
Por bashkë-CEO i kompanisë, Ted Sarandos, thotë se Squid Game “patjetër” do ta marrë atë kurorë nga Money Heist.
Ky serial është ide e drejtorit dhe skenaristit koreano-jugor Hëang Dong-hyuk, i cili shkroi dhe drejtoi të gjitha nëntë episodet. Shikuesit dhe kritikët i janë përgjigjur pozitivisht serialit, duke pranuar gjithashtu dhunën e tij.
/Priza.al/