Moti do të jetë i qëndrueshëm, ditën e sotme dhe të nesërme. Sot, vranësirat do të përqendrohen në jug aty ku do të ketë reshje të izoluara e të dobëta shiu.
Sipas MeteoAlb: Qarkullimi i masave ajrore nga veri-verilindja e kontinentit do të diktojë mot të kthjellët dhe të freskët në vendin tonë. Here pas here do të shfaqen vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë territorin por me te theksuara vranësirat paraqiten në zonat malore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por do të pësojnë rritje të lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C.
Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h kryesisht nga drejtimi Lindor – Verilindor duke sjell në brigjet e detit Adriatik dhe Jon dallgëzim të ulët.
/Priza.al/