Presidenti i Nigerisë, Mohammed Buhari deklaroi se vendi po kalon periudhën më të vështirë në historinë e tij.
Në fjalimin e tij drejtuar kombit me rastin e 61-vjetorit të pavarësisë së vendit, Buhari tha se problemi në rritje i sigurisë dhe pandemia e COVID-19 në 18 muajt e fundit parandaluan stabilitetin ekonomik të vendit.
Ai tha se vendi nuk ka parë një periudhë të vështirë më të madhe në histori, përfshirë luftën civile në vitet 1967-1970. Buhari gjithashtu tha se “Nigeria po kalon periudhën më të vështirë në historinë e saj”.
Sipas tij, rritja e pasigurisë dhe ndikimi i pandemisë penguan stabilizimin e ekonomisë në vitin 2020.
Buhari shtoi se nigerianët duhet ta marrin seriozisht COVID-19. Ai kërkoi të respektohen masat sociale për të parandaluar përhapjen e pandemisë.
Presidenti nigerian tha se është e papranueshme që disa vende të mbajnë vaksinat globale për veten e tyre dhe të mos lejojnë që të tjerët t’i përdorin ato.
Gjatë dy viteve të fundit, në shumë pjesë të vendit vazhdojnë janë shtuar rrëmbimet, sulmet terroriste dhe sulmet nga anëtarët e bandave të armatosura veçanërisht nëpër shkolla.//AA