15 klandestinë nga Siria janë kapur mëngjesin e sotëm nga Policia në Portin e Vlorës. Emigrantët janë kapur ndërsa po tentonin të hipnin në një target në Portin e Vlorës për të lundruar drejt Italisë dhe hyrë në BE.
Refugjatët e ardhur ilegalisht në vendin tonë u dërguan në Komisariatin e Vlorës për t’u marrë në pyetje.
Në Shqipëri rastet me kalimin e emigrantëve të paligjshëm janë të përditshëm. Vendi ynë konsiderohet si ‘tranzit’ për të kaluar më pas në shtetet e përcaktuara.
/Priza.al/