KFOR në pikat kufitare, momenti kur barrikada serbe lëviz nga Jarinja

Të tjera pamje janë publikuar nga momenti i zhbllokimit të pikave kufitare në Veri të Kosovës. Mediat kosovare kanë publikuar pamje kur barrikaduesit serbë lëvizin pasi KFOR-i arrin në pikat Jarinjë dhe Bërnjak.

Për këtë ka folur edhe kreu i Komunës Veriore të Mitrovicës, Milan Radjoevic, i cili ka thënë se kanë filluar lëshimin e një korsie të rrugës në mënyrë që KFOR-it të kalojë dhe të pozicionohet.

Sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, barrikadat dhe njësitë speciale të Policisë dhe Kosovës do të tërhiqen paralelisht.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *