Yuri Kim në zonën ku do të ndërtohet HEC-i i Skavicës, zbulon prioritetet e SHBA-së

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku së bashku me ambasadoren amerikane në Tiranë Yuri Kim kanë vizituar zonën ku do të ndërtohet hidrocentrali i Skavicës dhe ku ka nisur puna në terren për hartimin e projektit i cili konsiderohet si pjesa e katërt e kaskadës së Drinit.

Ambasadorja Yuri Kim ka ritheksuar prioritetet e SHBA në Shqipëri, duke konsideruar përparime tek të tria dhe tha se është e kënaqur që ndodhet ë Kukës së bashku me një nga kompanitë më të mëdha dhe më të shkëlqyera amerikane.

“Kur mbërrita në Shqipëri, unë e bëra shumë të qartë që kemi tre prioritete, demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Mbrëmë kemi festuar 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri.
Sikurse jeni në dijeni, ne kemi bërë përparim. Sa i përket mbrojtjes, Shqipëria pati mundësi të mikpriste një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake të Ballkanit. Gjithashtu jeni në dijeni, në frontin e demokracisë ne kemi bërë përparim siç është për shembull gjithë mbështetja për reformën në drejtësi, dhe për sa i përket biznesit ne do vazhdojmë të ecim përpara pavarësisht çdo pengese.
Sikurse më keni dëgjuar unë jam shprehur gjithmonë për rëndësinë e të sjellit më shumë mundësi ekonomike në veri të Shqipërisë dhe është kënaqësi e madhe që ndodhem këtu në Kukës së bashku me një nga kompanitë më të mëdha dhe më të shkëlqyera amerikane. Jemi vërtetë të kënaqur që ndodhemi këtu në fazat e hershme të këtij projekti dhe presim me kënaqësi se çfarë do të ndodhë më tej”, deklaroi ambasadorja amerikane.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *