Video/ Florian Marku xhiro me ‘Ferrari’ në Tiranë, simpatizantët e ndalojnë në rrugë

Pak ditë pasi u shpall kampion bote në kategorinë IBF duke mposhtur kundërshtarin ukrainas Maxim Prodan, Florian Marku është rikthyer në Shqipëri si një kampion i vërtetë. Pak më parë ai ka shpërndarë një video në “Facebook” ku shihet duke ecur me një Ferarri në rrugët e Tiranës. Ndërkohë në sfond dëgjohet kënga e Noizy-t “Jena Mbretër”. Florian Marku dhe Noizy janë miq të vjetër në fakt me njëri-tjetrin.

Më pas ai shfaqet duke u pritur në një lagje nga disa simpatizantë të rinj.

‘’Përshëndetje të gjithëve, ju falenderoj nga zemra për përkrahjen, si në rrjetet sociale, si dhe nëpër rrugë që më ndalojnë makinat e njerëzit e më urojnë fitoren. Jam kënaqur këto ditë në Shqipëri, pas fitores ka qenë diçka e pabesueshme. Ky është vetëm fillimi. Mezi pres të kthehem në Anglie të vazhdoj me përgatitjet e të sjell më shumë tituj në Shqipëri. Ju rrujt zoti e ju uroj një fundjavë sa më të bukur’’- tha Marku.

Kujtojmë se Marku ka dëshmuar një ecuri shumë të mirë në karrierën e deritanishme, pasi në dhjetë përballje, nëntë i ka fituar dhe një tjetër barazim. Dueli me ukrainasin Maxim Prodan (me të cilin pati disa momente tensioni në konferencë për shtyp para ndeshjes, ku Marku tentoi edhe ta godiste) ishte parashikuar të luhej në muajin qershor, por një lëndim i Markut bëri që sfida të shtyhej për në shtator. Në fund pritja ia vlejti dhe boksieri shqiptar u kurorëzua si kampion bote.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *