E rëndë në Tiranë/ U konfliktuan në banesë, një person qëllon një grua me thikë dhe hidhet nga kati i 8-të

Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë pasditen e sotme afër shkollës Pjetër Budi. Një burrë dhe një grua, të cilët nuk kanë lidhje familjare me njëri tjetrin, janë konfliktuar.

Paraprakisht dyshohet se të dy kanë qenë në një apartament në katin e tetë me qira ditore dhe pas një konflikti mes tyre, burri ka qëlluar gruan me thikë. E plagosur gruaja ka zbritur të kërkojë ndihmë, ndërsa burri është vetëhedhur nga kati i 8-të dhe ka gjetur vdekjen.

Dëshmitarët raportojnë  se burri, ende i paidentifikuar, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërsa gruaja është transportuar në spital në gjendje te rënde. Ndërkohë që ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia në lidhje me ngjarjen e ndodhur vetëm pak çaste më parë.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë si dhe as motivi i konfliktit mes çiftit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për rrethanat e saj. 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *