Kryeministri Rama ndodhet në Stamboll që prej ditës së djeshme. Kreu i qeverisë do të zhvillojë disa takime zyrtare me kompaninë turke “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”, në kuadër të furnizimit të Shqipërisë me vaksinat kineze. Po ashtu, në axhendën e takimeve për të njëjtën temë është edhe ajo me vetë presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan.
“Në Stamboll për shumë vaksina. O ia dalim o ia dalim, s’ka tjetër dhe po s’ia dolëm ne askush tjetër nuk ka si ia del dot!,”-shkruan Rama. Por nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër lidhur me numrin e dozave që synon të marrë në Turqi.
Ndërkohë dita e sotme përkon edhe me nisjen zyrtare të fushatës elektorale. Sot pasdite, PS dhe PD kanë lajmëruar për takimet e para elektorale në shesh.