18-vjeçarja shqiptare nga Tuzi u vra nga i dashuri, ‘gëlon’ rrjeti në Malin e Zi! Thirrje për protesta masive

Vrasja e djeshme e 18-vjeçares shqiptare Shejla Bakija ka tronditur të gjithë opinionin publik në Malin e Zi. Qytetarët kanë bërë thirrje në rrjetet sociale për protesta ditën e sotme në orën 12.

Pjesë e këtyre thirrjeve janë bërë edhe personazhe të njohur ku mes tyre është edhe modelja shqiptare me famë botërore Emina Cunmulaj.

“Çohu Malësi në këmbë se nuk kemi bija me na u vra. Çohu se sot është e dikujt tjetër, nesër mund të jetë në derën tënde” është një nga thirrjet për protestë.

Shejla Bakija, 18 vjeç u vra nga ish-partneri i saj në Tuz. Autori Ilir Gjokaj shkoi në banesën e familjes së Shejla Bakijas, duke qëlluar me breshëri arme këdo që i doli përpara. Plumbat i morën jetën 18-vjeçares gjyshes së saj, ndërsa mbeti i plagosur rëndë babi i vajzës. Pas ngjarjes autori është larguar dhe ende ndodhet në kërkim.

Ndërkohë që reagimet për këtë ngjarje në rrjetet sociale kanë qenë të shumta, ku po qarkullon fotoja e viktimës dhe një mesazhi shkruar në vetën e parë për të.

 

‘Emri im është Shejla Bakija, shqiptare nga Mali i zi. Dje isha vetëm 18 vjeçe kur më vranë. Vrasësi vrapon ende i lirë, ai më mori jetën në lule të rinisë. Ndaj më ndihmoni ta kapim atë përbindësh që erdhi në mes të shtëpisë duke më marrë jetën mua, gjyshes time dhe duke plagosur babanë tim,’ shkruhet në rrjet për të.

 

 

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *