Një operacion i organizuar nga blutë italiane ka përfunduar me arrestimin e 4 shqiptarëve dhe një italiani, të cilët ishin të përfshirë në trafikun e kokainës dhe lëndëve të tjera narkotike.
Sipas mediave italiane janë arrestuar Angjelin Lleshi 30 vjeç, Amarildo Perloshi 33 vjeç, Leonard Vishaj 33 vjeç dhe Elton Beleshi 39 vjeç, të gjithë të lindur në Shqipëri dhe banues në Aosta, si dhe Diego Gustavo Corchia 41 vjeç, lindur dhe banues në Aosta.
Sipas hetimeve të policisë italiane, Leonard Vishaj kishte rolin e korrierit në grup, ndërsa Elton Beleshi rolin e shitësit. Lleshi, Corchia dhe Perloshi merreshin me përpunimin e drogës dhe nga shitjet përfitonin rreth 15 mijë Euro në muaj.
Shqiptarët prej kohësh ishin nën hetim për trafikim të lëndëve narkotike. Gjykata italiane të 4 shqiptarët i ka lënë në burg, ndërsa për Diego Gustavo Corchia 41 vjeç u dha arrest shtëpie. Hetimi filloi në nëntor të vitit 2020 pas kontrolleve në një garazh në qendër të Aosta-s, pas denoncimeve që ishin bërë nga banorët e zonës.
/Priza.al/