Gjendja në veri të Kosovës i kthehet normalitetit, kufiri qëndroi i bllokuar për 14 ditë

Pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak janë liruar për qarkullim dhe gjendja i është kthyer normalitetit. Kështu raporton policia e Kosovës në një njoftim të shpërndarë për mediat. Thuhet se tashmë çdo gjë është e lirë deri në momentin që njësitë policore dhe ato kufitare realizojnë detyrat dhe përgjegjësitë ligjore që kanë.

‘Gjendja e sigurisë në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, pas largimit të pengesave, lirimit të rrugëve për qarkullim dhe lëvizje të lirë i është kthyer normalitetit, përderisa njësitet policore patrulluese përfshirë ato kufitare vazhdojnë me realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore’, thuhet në njoftim.

Më 2 tetor, janë zhbllokuar dy pikat kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat lidhin Kosovën dhe Serbinë, territor që e kanë marrë në kontroll pjesëtarët e KFOR. Këto dy pika kufitare u bllokuan nga serbët nga data 20 shtator, kur Qeveria e Kosovës mori vendimin që të zbatojë masën e reciprocitetit në targat e makinave.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *