Emisioni Përputhen, mbrëmjen e sotme, është shoqëruar me debate të ashpra. Shkak ishte futja e Hysenit në program, i cili rezultoi se ishte ish-dashuri i Alvisës.
Alvisa tha se hyrja e ish të dashurit është bërë, pasi ajo ishte pranuar për të qenë pjesë e programit të dashurisë. Por deklaratat e saj u kundërshtuan ashpër nga opinionisti, Arjan Konomi.
Pas një debati me tone të larta, në një moment Arjani përdori fjalën “pipirruckë” për Alvisën dhe djemtë u acaruan keq, sa të gjithë u çuan për tu larguar nga studio.
Debati
Alvisa: Në momentin që keni ardhur në Shqipëri, kam qenë tek 5-shja.
Arjan: Ai ka ardhur në fillim të gushtit.
Alvisa: Po pra unë isha pranuar.
Arjan: Këtu akuza surrati jot nuk më bën. Të gjithë muajin gusht nuk kam qenë në Shqipëri. Do tregosh që po gënjej unë? S’të vjen turp.
Alvisa: Mos më trego mua turpin.
Arjan: Ai tha nuk do futem se është ish e dashura ime. Unë nuk e di se cila ka qenë.
Alvisa: Ti që në fillim nuk më ke pritur mirë.
Arjan: Pse moj çfarë je krushk ti që të të pres mirë unë? Ti ndaç beso, kurrë mos besofsh se nuk më intereson fare. Mund të thoja mos e fusni atë pipirruckën atje…
/Priza.al/