Kakavijë/ 3 gjermanë dhe 2 francezë tentojnë të kalojnë kanabis drejt Greqisë, në pranga edhe një shqiptar!

25-vjeçari, Flavio Goxho, ka rënë në prangat e policisë në Kakavijë, pasi kishte fshehur në makinën e tij 20 kg kanabis. I riu po tentonte të shkonte në Greqi, por gjatë kontrollit të mjetit të tij tip ‘Volvo’ në sendiljen e pasme të mjetit ishte krijuar një vend apostafat për të fshehur drogën. Kanabisi ishte e ndarë në 17 pako me peshë totale 20 kg.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, automjeti dhe 1 aparat celular.

Gjithashtu gjatë kontrolleve të mjeteve të tjera në Kakavijë që tentonin të kalonin kufirin drejt Greqisë është nisur hetimi ndaj 5 shtetasve të huaj, 3 gjerman dhe 2 francez.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë automjetin tip “Alfa Romeo” që drejtohej nga shtetasi V. K., 19 vjeç si dhe udhëtonin si pasagjerë shtetasit L. L., 18 vjeç dhe K. K., 19 vjeç (të tre shtetas gjerman), në bagazhin e automjetit, në vendin e gomës rezervë u gjetën 30 doza kanabis.

Edhe gjatë një kontrolli të mjetit tip “Renault” me drejtues shtetasin H. D.., 32 vjeç dhe pasagjere shtetasen M. C., 40 vjeçe, (shtetas francez), u gjetën 33 doza kanabis.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *