Konflikt mes dy personave në Durrës, 44-vjejçari qëllon me armë në drejtim të banesës

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në Durrës ditën e sotme ku një 44-jee ku një 44-vjeçar me iniciale S.M pas një konflikti të momentit me një qytetar 29-vjeçar me iniciale E.SH dhe më pas ka qëlluar më armë në drejtim të shtëpisë së tij.

Fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa autori i krimit është arrestuar nga efektivët.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një banese, identifikohet dhe brënda pak minutash kapet e shoqërohet në ambientet e Policisë, autori i dyshuar.

Në lagjen nr.15, Durrës, shtetasi S.M., 44 vjeç, duke qarkulluar me automjet, si pasojë e një konflikti për motive të dobta, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit E. Sh., 29 vjeç, banues në Durrës.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Autori i dyshuar i ngjarjes, pasi ka qëlluar me armë është larguar me shpejtësi por falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, brenda pak minutash është kapur dhe është shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *