Sot gjatë ditës me anët të një mesazhi drejtuar qytetarëve, kryeministri Edi Rama, dha një lajm aspak të mirë duke deklaruar se vendi ynë do të përballet me një krizë të jashtëzakonshme energjetike.
Si shkak i kësaj krize, pritet një rritje e konsiderueshme e çmimit të naftës, gazit, qymyrit, druve të zjarrit, por mbi të gjitha e energjisë elektrike në vend.
Por në një kohë që opozita zyrtare ka zgjedhur të hesht në mënyrë të turpshme, i menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit demokrat të Lushnjës, Saimir Korreshi, i cili nuk lë rast pa “rënë në tokë” për të shigjetuar kryeministrin.
Në një postim në Facebook, deputeti i Lushnjës, i thotë kryeministrit se ai mund ta përballojë krizën sepse “nuk ka paguar ndonjëherë gaz apo naftë”.
Por, problemi sipas tij, është se si do ta përballojnë qytetarët këtë krizë të radhës që ndikon direkt në xhepat e tyre.
“Me durim e me terezi nga gjeli i detit do ngeli vetëm kofsha për vit te ri”,- shkruan Korreshi.
/Priza.al/