Fjolla Morina dënohet në arrati, ja sa vite burg vendosi gjykata

Gjykata e Kukësit ka marrë sot vendimin për dënimin e këngëtares së njohur, Fjolla Morina, e cila akuzohet për “trafikim armësh”. Bëhet e ditur se ajo është dënuar me 6 vite burg.

Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës, me dy armë me vete në makinë. Së bashku me të ishte i dashuri i saj dhe shoferi.

Pak ditë më parë, këngëtarja i dha fund beqarisë, duke pranuar propozimin romantik të partnerit në Maldive.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fjolla Morina (@fjolla.morina)

Ata zhvilluan edhe një ceremoni që u komentua në mediat rozë. Avokatja e këngëtares Aurora Guska, është shprehur se vendimi i gjykatës do të ankimohet. Guska ka thënë se Fjolla ka pasur në çantë vetëm një armë, edhe atë aksidentalisht.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fjolla Morina (@fjolla.morina)

“Vendimin e gjykatës do ta ankimojmë. Ka pasur vetëm një armë, e ka pasur pa dashje, aksidentalisht në çantën e saj”.

Nga ana tjetër, Fjolla ka thënë se arma ishte e një miku të saj që kishte ndërruar jetë dhe e mbante për vetëmbrojtje, pasi ishte nënë e vetme e dy vajzave. Ajo theksoi se nuk e dinte që armën e kishte marrë me vete, pasi kishte harruar që e kishte vendosur në çantë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fjolla Morina (@fjolla.morina)


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *