Zbulohet identiteti i shqiptarit që u qëllua për vdekje në një kafene në Rrugën Liosion 104 pranë Sheshit Attiki dhe Agios Panteleimonas. Ai mori katër plumba në kokë dhe bark, fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë.
Viktima quhet Keli dhe është nga Tepelena, person me precedent penalë. Ai menaxhonte lokalin Dejavu në Athinë ku ftonte shpeshherë këngëtarë shqiptarë për të interpretuar. Disa orë para vrasjes, ai ishte duke drekuar me miqtë e tij në lokalin ku sapo kishte interpretuar këngëtari Renato Jaho.Policia greke ka dyshime se vrasja e tij është një larje hesapesh midis bandash.
Dyshohet se në atentat janë përfshirë më shumë se një person. Fill pas krimit, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një mjet tip ‘Toyota Yaris’, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e tij. Po ashtu mësohet se viktima është me precedentë penale, ndërkohë që një prej pistave të krimit dyshohet për larje hesapesh.
/Priza.al/