Një tjetër rast është denoncuar në polici, ku një 30-vjeçar ka abuzuar seksualisht me një të mitur. Blutë e Tiranës kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit me inicialet T. D., pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur.
Çdo ditë e më shumë po shihen rastet në rritje të abuzimeve seksuale me të miturit, dhe këto janë një shenjë këmbane alarmi.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit T. D., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhenie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur, E.L.