Të tjera detaje janë zbuluar nga krimi që tronditi Malin e Zi, katër ditë më parë. 28-vjeçari Ilir Gjokaj ekzekutoi partneren e tij, 19-vjeçaren Sheila Bakija, si dhe i plagosi rëndë të atin.
Gjokaj duket se ishte ndarë nga 19-vjeçarja, kur kjo e fundit më 26 gusht bëri kallëzim në polici se ai po e kërcënonte, por asokohe ai vetëm u gjobit.
Krimi tronditës ndodhi në Karaburçko Polje të mërkurën e javës së kaluar. Autori shkoi në banesën e familjes së Shejla Bakijas, duke qëlluar këdo që i doli përpara. Plumbat i morën jetën të resë, ndërsa mbeti i plagosur rëndë babai i vajzës.
Sipas hetimeve, Gjokaj e kërcënoi të renë në shtëpinë e prindërve të saj, duke i thënë se “as në qiell as në tokë nuk do të jesh e tjetërkujt”. Ndërkohë, ai është vetëdorëzuar në policinë e Malit të Zi, gjatë natës së kaluar dhe pritet të përballet me drejtësinë.
/Priza.al/