Vizat për në Gjermani/ Ambasada në Tiranë bën njoftim të rëndësishëm për të gjithë aplikantët: Nga 1 nëntori…  

Një numër mjaftë i lartë shqiptarët gjatë gjithë kohës janë të interesuar për të emigruar në Gjermani, kjo edhe falë mundësive që ky vend ofron për punësim.

Por nisur nga kërkesa e lartë e shqiptarëve për të aplikuar, me qëllim përfitimin e një vize pune, herë pas here Ambasada Gjermane në Tiranë, ka ndryshuar rregullat e saj.

Kjo ka ndodhur më shpesh sidomos në muajt e fundit, ku ambasada Gjermane jo vetëm ka ndryshuar më shpesh rregullat dhe ka ulur kohën e aplikimeve on-line, por së fundi mori edhe vendimin për dyfishimin e të gjitha tarifave të shërbimeve konsullore për aplikime dhe viza, që hyri në fuqi nga data 1 tetor 2021.

Sot ambasada Gjermane në Tiranë, me anë të një tjetër njoftimi nga faqja e saj, ka dhënë një informacion të rëndësishëm për vizat si më poshtë:

“Sektori i Vizave bën me dije si vijon: Që prej datës 1.11.2021 do të pranohen vetëm dosje të plota aplikimi me të gjitha dokumentet e nevojshme (shih fletën përkatëse të informacionit në faqen tonë të internetit).

Aplikimet e paplota do të refuzohen pasi të jenë mbajtur tarifat përkatëse. Bllokojeni në kohë takimin tuaj, nëse e dini që në momentin e paraqitjes nuk i keni të gjithë dokumentet.

Ky ndryshim është i nevojshëm pasi aktualisht rreth 80% e aplikimeve janë të paplota, pra dosjet dorëzohen ndërkohë që u mungojnë dokumente, e kjo do të thotë për të gjithë aplikuesit kohë më të gjata pritjeje për një takim dhe afate më të gjata përpunimi.

Përmes procedurës së re ne mund ta përpunojmë më shpejt aplikimin tuaj, për t’ua përcjellë më pas atë autoriteteve kompetente në Gjermani”,- përfundon njoftimi në Fb.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *