Pas bashkëpunimit shumë të suksesshëm me Ledri Vulën dhe Kidën, këngëtari i mirënjohur, Butrint Imeri, është rikthyer me një projekt solo.
Së fundi këngëtari nga Mitrovica publikoi këngën më të re me titull “Kuku” që erdhi e vizualizuar edhe me videoklip.
Projekti i shumëpritur i këngëtarit tashmë ka arritur sukseset e para, duke grumbulluar mbi 4.5 milionë klikime brenda tri dite në kanalin YouTube.
Por, përveç kësaj, kënga “Kuku” tashmë ka mbi 500 mijë dëgjime edhe në Spotify, e që shënon kështu një rekord personal të këngëtarit.
Në një postim në InstaStory, Butrinit ka falënderuar të gjithë ata që e kanë dëgjuar këngën në këtë platformë.
“Dje u publiku në Spotify, sot mbi 500 mijë streams! Kjo është një tjetër rekord personal, duke e marr parasysh që ende kjo platformë nuk ka shumë përdorues shqiptar dhe është në rritje e sipër tek tregu ynë! Ju falënderoj nga zemra”, ka shkruar Imeri në postim.
Ndërkohë, Butrinti po vazhdon të jetë i angazhuar me mbrëmje muzikore edhe pas përfundimit të sezonit veror, kryesisht në diasporë.
/Priza.al/