Një avion i vogël sportiv ka pësuar defekt gjatë rrugës ditën e sotme dhe si pasojë ka bërë një ulje të detyruar në zonën e Kelmendit, në Malësinë e Madhe.
Është bërë e ditur se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar megjithëse nuk dihet ende se çfarë problemi ka pësuar.
Ndërkohë, forcat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes dhe pritet të zbardhin detaje. “BalkanWeb” sjell pamjet e para nga vendngjarja, ku shihet avioni.
Ndërkohë bëhet me dije se një mjet tip “Fuoristradë” ka shkuar në vendngjarje dhe ka marrë dy personat, që ndodheshin në avion, duke u larguar. Mësohet se barinjtë që ndodheshin rastësisht në vendin e ngjarjes janë afruar që të ndihmojnë pilotin dhe pasagjerin, por këta të fundit nuk i kanë lejuar.
/Priza.al/