Edi Paloka ka reaguar përmes një postimi në ‘Facebook’ lidhur me prezantimin e 7 pikave të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas shpalljes së krizës energjetike nga kryeministri Edi Rama.
Paloka ka thënë se kjo situatë nuk zgjidhet as në mënyrën e Bashës e ska rrugë tjetër për ti dhënë zgjidhje përveç se të përmbyset regjimi i ashtuquajtuar “regjimin hajduto-dallkaukesh qe ka marre peng një popull te tere”.
Postimi i plotë:
“Nuk e ka fajin kriza boterore jo! Asnje lidhje nuk ka !
Po kur shteti drejtohet nga hajdute dallkauke si Rampalla qe vendos ne krye te OSHE-se nje tjeter hajdut dallkauk , sigurisht ketu do perfundojme!
Cela nuk eshte vene aty per te menaxhuar as energjine e as parate qe paguajne shqiptaret qe ta kene energjine. Cela eshte aty per te vjedhur parate e shqiptareve qe pastaj me nje pjese te vogel te parave qe ju ka vjedhur, t’ju bleje dhe voten ne zgjedhje ! Me hajdute-dallkauke te tille eshte mbushur gjithe kupola drejtuese e administrates!
E kjo situate nuk zgjidhet as me shtate e as me tete pika, por duke permbysur kete rregjim hajduto-dallkaukesh qe ka marre peng nje popull te tere!”
/Priza.al/