Njoftim/ Hapet zyrtarisht aplikimi për Lotarinë Amerikane! Ja detajet

Departamenti Amerikan i Shtetit ka zyrtarizuar hapjen e aplikimeve për lotarinë amerikane duke nisur nga kjo e martë. Ata që ëndërrojnë më në fund të jetojnë në tokën amerikane kanë afat ta provojnë fatin deri me 9 Nëntor. Çdo vit, rreth 50,000 mijë persona nga vende të ndryshme të botës fitojnë kartën jeshile përmes kësaj lotarie.

Shqipëria renditet vitet e fundit në vendin e katërt në botë për numrin e fituesve për t’u transferuar drejt SHBA-ve. Vitin e kaluar krahas shtetasve nga Shqipëria fituan më shumë viza emigruese për të emigruar ligjërisht në SHBA si banorë të përhershëm të ligjshëm aplikantët nga Egjipti, Sudani, Rusia dhe Algjeria.

Aplikantët duhet që të ruajnë numrin e konfirmimit, pasi do t’iu duhet për të kontrolluar statusin e aplikimit, pasi të dalin përgjigjet. Qytetarët duhet të kenë kujdes, që të mos aplikojnë më tepër së një herë gjatë afatit, në të kundërt do të skualifikohen. Një rëndësi të veçantë në këto aplikime ka cilësia e fotografisë në të cilën nuk duhet të përdorin syze dhe as objekte të tjera si kufje apo kapele.

Këto janë disa nga pikat që qytetarët duhet të kenë parasysh që aplikimi i tyre mos të skualifikohen. Pas përzgjedhjes në mënyrë rastësore, të aplikimeve të kualifikuara, Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Fitimi i kësaj lotarie jep mundësinë për t’u transferuar në Shtetet e Bashkuara.

Shumica e të interesuarve i bëjnë vetë aplikimet e tyre në faqen falas të siguruar falas nga qeveria e SHBA. Mbi 65% e të gjithë aplikantëve janë të skualifikuar në vite për shkak të gabimeve në aplikimin e tyre. Koha e përpunimit te aplikimeve  mund të zgjasë disa ditë në varësi të aplikantit që ngarkon fotografi që mund të miratohen menjëherë ose nëse fotot duhet të paraqiten përsëri.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *