Çfarë po ndodh me Erdogan? Presidenti turk dyshohet se vuan nga kanceri në…

Mediat botërore po i referohen akoma e më shumë shëndetit të Presidentit të Turqisë, Erdogan pasi është filmuar duke patur probleme teksa merr pjesë në disa aktivitete publike.

“Foreign Policy” shkruan se Erdogan e ka thuajse të pamundur që të vijojë të drejtojë Turqinë deri në zgjedhjet e vitit 2023 për shkak të problemeve shëndetësore. Gazetarë opozitarë turq flasin për kancer në zorrën e trashë, por kjo nuk është konfirmuar asnjëherë nga autoritetet turke, të cilat kanë qenë shumë të rezervuara në lidhje me shëndetin e liderit turk.

Madje, “Foreign Policy” parashikon një tërheqje të shpejtë të Erdoganit nga skena politike duke radhitur edhe momentet kur ai është dukur i dobët.

Situatat ku atë e merr gjumi në aktivitete publike, apo që nuk ecën dot duke kërkuar ndihmën e bashkëshortes dhe të badigardëve janë bërë normale tani për liderin turk”, shkruan “Foreign Policy”.

Ndërkohë, media izraelite “Neës13” shkruan se pasi të largohet, Erdogan do të lerë si pasardhës ministrin e Mbrojtjes Hulusi Akar, i cili ka formuar gjithashtu rrethin e tij të mbështetësve mes elitës drejtuese të Turqisë së sotme.

Akar ka formatuar ushtrinë sipas kërkesave të Erdoganit dhe tani shihet si një pasardhës legjitim i tij”, shkruan media izraelite.

Pretendentë të tjerë për karrigen e Erdoganit janë edhe ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu si edhe dhëndri i tij Berat Albayrak .

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *