E rëndë/ Gruaja në Berat gjendet e pajetë në banesë, kishte humbur jetën prej ditësh

Një 63-vjeçare nga lagjja “Donika Kastrioti” në Berat është gjetur e vdekur në banesën e saj. Mësohet se e moshuara Luljeta Kanani kishte dy ditë që nuk komunikonte me familjarët, të cilët janë shqetësuar dhe kanë njoftuar policinë.

Në katin e parë të një pallati ku jetonte 63-vjeçarja,forcat e policisë dhe zjarrfikëses kanë shqyer derën e jashtme për të hyrë brenda për shkak se dritaret ishin me hekura.

Pasi kanë hyrë në banesë ata kanë gjetur të shtrirë në dhomë dhe pa shenja jete gruan, e cila është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat. Pas ekzaminimit të trupit të saj të pajetë, mësohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale dhe në trupin e gruas nuk janë gjetur shenja dhune.

Fqinjët e viktimës kanë deklaruar segruaja jetonte e vetme në banesë pasi fëmijët i kishte emigrantë. Mësohet se viktima 63-vjeçare,që i përkiste komunitetit Rom, vuante nga disa sëmundje dhe mendohet se vdekja e saj të jetë shkaktuar nga njē arrest kardiak.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *