Me siguri ju ka ndodhur të nisni një dietë në përpjekje për të humbur disa kile të tepërta dhe diku nga pasditja ju ka marrë aq keq uria sa jeni dorëzuar.
Një studim i fundit lidhur me këtë çështje ka zbuluar se ora 5 e pasdites është më e ‘rrezikshmja’ për ta prishur dietën.
Sipas doktorëve të ‘Mount Sinai Icahn School of Medicine’ në New York, gjatë darkës niveli i stresit ulet duke lejuar rritjen e oreksit.
Pra nuk duhet ta bëni me faj veten, organizmi funksionin në këtë mënyrë.
•Si mund ta zgjidhni këtë problem?
Nëse nuk e ndaloni dot dëshirën për të ngrënë, përpiquni të konsumoni disa ushqime të shëndetshme, siç janë frutat e stinës ose frutat e thata.
/Priza.al/