VIDEO/ Ja momenti kur shqiptari në Greqi ekzekutohet me dy plumba në kokë

Janë publikuar sot pamjet e vrasjes së shqiptarit, Dikenc Halili, i cili u vra me dy plumba në kokë e një në bark mbrëmjen e djeshme në një bar të Athinës.

Siç mund ta shihni në videon më poshtë 39-vjeçari nga Tepelena ishte ulur në një kafe ndërsa pranë tij i afrohet një person i cili menjëherë nxjerr armën dhe e qëllon. Të pranishmit largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, pasi u tmerruan nga ajo që ndodhi. Ndërkohë, shqiptari fillimisht u dërgua me plagë të shumta në spital, ku dhe ndërroi jetë.

Larje hesapesh është pista kryesore me të cilën po heton policia pasi viktima është me precedent penal.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *