Atentat në Elbasan/ Një i vdekur dhe një i plagosur në gjendje të rëndë! Të dy të dënuar më parë jashtë vendit për vrasje e prostitucion! !

Krimi që tronditi Elbasanin mbrëmjen e sotme mendohet të jetë një atentat i mirëorganizuar.  Ngjarja u regjistrua në Bradashesh, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i luleve, pranë një karburanti, ku viktimë në vendin e ngjarjes mbeti Lulzim Bitri dhe i plagosur rëndë ka mbetur Ardian Çollaku, i cili po dërgohet në Tiranë. Ata kanë qenë duke lëvizur në këmbë, në momentin që janë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një automjet në lëvizje. Plumbat i morën jetën në vend Bitrit, ndërsa Çollaku mbeti i plagosur rëndë.

Automjeti, tip ‘Volvo’ i përdorur nga autorët u gjet i djegur disa minuta më pas në fshatin Balldre, një skemë e përsëritur nga ekzekutorët edhe në atentate të tjera të ndodhura në vend.

Ndërkohë rezulton se ata kanë qenë persona me precedentë të mëparshëm penal. Ardian Çollaku, i njohur edhe si Ardian Subashi, në vitin 2015 është arrestuar në Elbasan pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet italiane, që e kishin dënuar atë me mbi 23 vjet burg për “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armeve luftarake dhe e municionit”. Mbetet ende e paqartë nëse Çollaku u ekstradua apo jo drejt Italisë, pavarësisht se ekziston një vendim për dënimin e tij.

Lulzim Bitri u arrestua në vitin 2018, i akuzuar për vrasje në bashkëpunim të një personi në Tetovë të Maqedonisë së Veriut. Vrasja ndodhi pas përplasjes mes dy grupeve kriminale, ndërsa nuk dihet ende se në çfarë rrethanash Bitri la qelinë. Ka dyshime se vrasja e dyfishtë mund të ketë ndodhur për larje hesapesh, por hetimet vijojnë ende.

Njoftimi i policisë:

Në Bradashesh, afër rrethrrotullimit të luleve dyshohet se nga një automjet në lëvizje është qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy viktimave, Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri.

Si pasojë, Bitri, rreth 40 vjeç nga Katundi i Ri Elbasan ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa tjetri, Çollaku, mbërriti më plagë të rënda në spitalin Rajonal Elbasan, por nuk mundi të mbijetojë për shkak të plagëve të rënda.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka ngritur pika kontrolli. Në ndihmë të policisë vendore janë nisur FNSH e RENEA dhe një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Te metalurgjiku po digjet një automjet tip “Volvo”, dyshohet i autorëve. Është rrethuar zona dhe po vijon krehja për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për fiksimin e cdo prove ligjore që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Lulzim

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *