Debate në Komisionin e Sigurisë! Ja çfarë ndodh mes Salianjit dhe Çuçit

Seanca e sotme e Komisionit të Sigurimit është shoqëruar me tensione mes ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe deputetit të PD, Ervin Salianji.

Salianji ka thënë se komisionet zhvillohen në institucionin e Kuvendit dhe aty përfaqësohen të gjithë shqiptarët, kështu që, ai i ka kërkuar ministrit Çuçi që të heqë maskën me logon e Partisë Socialiste.

Ndërkohë nga krahu tjetër, ministri Çuçi nuk ka replikuar, por ka zgjedhur të heqë maskën dhe ta zëvendësojë atë me një tjetër.

“Pavarësisht përkatësive partiake ne këtu jemi ne institucionin e Kuvendit dhe përfaqësojmë gjithë qytetaret shqiptare. Ministri i Brendshëm si përfaqësues i qeverise dhe qe paguhet me taksat nuk mund te qëndrojë ne salle me maske me logon e Partisë Socialiste. Ne nuk e pranojmë dhe e konsideroj provokim, reklamimi i simboleve partiake në institucione shtetërore, e ka bere rruge Rama nuk mund ta tolerojmë ne qe jemi te pranishëm”, tha Salianji.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *