Debatet kanë shoqëruar gjatë gjithë kohës mbledhjen e Komisionit të Shëndetësisë ditën e sotme ku problem për ta janë paraqitur masat e marra nga qeveria për nxënësit në shkolla
Albana Vokshi ka kërkuar dakordësinë e anëtarëve që të bëjnë një mbledhje me Ministret e Arsimit dhe Shëndetësisë lidhur me masat e marra nga këto dy institucione për protokollet në shkolla pas fillimit të sezonit arsimor.
Vokshi deklaroi se shqetësim është dhe vaksinimi i mësuesve, ku sipas saj, ka pasur denoncime se nuk bëhen rapid testet e vendosura nga institucionet, në mënyrë që punonjësit të shkojnë të testohen në privat. Kjo ka hasur kundërshtimin e nënkryetares së komisionit, Klodiana Spahiu e cila tha se nuk mund të bëhet debat çdo denoncim nga Facebook-u.
Albana Vokshi është kthyer duke u shprehur se shëndeti i fëmijëve tashmë nuk duhet të ketë ndarje mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.
Albana Vokshi: Kam një propzoim të bëjmë një dëgjesë të përbashkët, në lidhje me të gjitha masat që ka marrë ministria e arsimit dhe e shëndetësisë për protokollin e sigurisë në të gjitha shkollat, ku të ftohet MInistrja e Arsimit dhe e Shëndetësisë të raportojnë. Jo në të gjitha shkollat kjanë marrë masat e nevojshme për higjienën.
Klodiana Spahiu: Unë besoj që ju duhet të bieni dakord me kryetaren e komisioit të arsimit.
Albana Vokshi: Do bëjmë propozimet. Pjesa e shkollave nuk pret më, duhet ta trajtojmë, kemi marrë shumë mesazhe nga prindër. Jeni në dijeni të peticionit të prindërve. Oraret e shkurtuara. A janë marrë masat brenda këtyre ditëve. Brenda javës që vjen, nëse komisioni i arsimit pranon, e bëjmë së bashku.
Klodiana Spahiu: Në saj të vaksinimit, mbi 70% janë të vaksinuar mësuesit. Problematikat për çështjet e arsimit u takon komisionit të arsimit. Por keni të drejtën të bëni jë kërkesë.
Albana Vokshi: Ne i dimë mekanizmat. Besojmë se duhet të biem dakord për një çështje për të gjithë prindërve. Nuk duhet të ketë ndarje PD-PS, shëndeti i fëmijëve i kalon të gjithë ndarjet politike. Nuk e di nëse janë miratuar protokollet, nuk i di se sa mësuesit janë vaksinuar, nuk janë miratuar rapid testet për mësuesit.
Klodiana Spahiu: Ne ju dhamë një informacion. Ne kërkuam nga Ministria e Shëndetësisë protokollin e miratuar. Ju kur merrni një mesazh nga mësuesi që nuk bëhet rapid testi, atëherë thuajini që të shkojë të vaksinohet pasi është e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur. Nuk mund të bëjmë debat për çdo çështje të trajtuara në Facebook.
Desentila Tahiraj: Meqënëse jam dhe në Komisionin e Arsimit, ministrja është thirrur nga komisioni. Mos të kemi ndarje.
/Priza.al/