Një qytetar shqiptar është plagosur në Torino me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Venezia, sot pak pas orës 11.
48-vjeçari u qëllua me armë në gjoks teksa ishte në rrugë. Ai është transportuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia po heton për të zbardhur ngjarjen, ndërkohë që nga dëshmitë e para duket se ka pasur një grindje midis të plagosurit dhe personit që shtiu kundër tij.
/Priza.al/