Vrasjet e mistershme duket sikur nuk kanë fund në Greqi. Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme ku një futbollist është gjetur i vdekur në makinën e tij.
Bëhet fjalë për futbollistin Nikos Tsumanis, i cili është gjendur nga familja e tij pa shenja jete, me duart të lidhura dhe me një rrip në qafë.
Policia dyshon se kjo është një vrasje, por ende nuk ka asnjë pistë mbi ngjarjen. Pasi u raportua i zhdukur nga miqtë e tij, filluan kërkimet intensive për gjetjen e 31-vjeçarit duke zbuluar më pas trupin e tij të pajetë.
Nikos Tsumanis së fundmi ishte pjesë e Apollonit në kampionatin grek ndërsa ka qenë pjesë e të rinjve të Greqisë në vitin 2011.
/Priza.al/