Ditën e sotme u bë publik lajmi i dorëheqjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut. Lajmin e bëri zyrtar kryeministri i vendit Edi Rama, i cili gjithashtu ka publikuar letrën e dorëheqjes.
Ajo çfarë ka rënë në sy nga lexuesit është mënyra se si ai e ka shkruar letrën me gabime të shumta drejtshkrimore dhe mungesa e gërmës “ë”, e cila gjendet vetëm në alfabetin tonë.
Po ashtu, ka edhe shumë fjalë që kryepolici i ka shkruar gabim, apo të tjera që mungojnë për t’i dhënë kuptim fjalisë, aq shumë sa do të bënin me dhimbje kokë çdo dashamir të gjuhës shqipe. Megjithatë ekziston mundësia që Veliu të mos jetë personi që e ka shkruar letrën, por vetëm ta ketë diktuar, megjithatë një sy edhe mund t’ja kishte hedhur teksa vendoste firmën.
/Priza.al/