Aktori i ‘Portokallisë’, një ndër organizatorët e protestës kundër rritjes së çmimeve: Kupa ka kohë që është mbushur, tani po derdhet

Aktori i mirënjohur i humorit, Florian Binaj ka bërë thirrje ndaj qytetarëve shqiptarë qëtë jenë të pranishëm në proestën që organizohet të mërkurën kundër rritjes së çmimëeve të naftës dhe të produkteve të tjera.

Sipas tij, tashmë kupa ishte mbushur dhe po derdhet, ndërsa shprehet se shoqëritë që nuk ngorhen në protesta për padrejtësitë që u bëhen, kthehen në skllevër të sistemit.

Postimi në Instagram:

‘Unë do dal të protestoj të mërkurën në orën 17:00 përballë kryeministrisë për të gjitha padrejtësitë që bëhen në Shqipëri prej më shumë se 30 vitesh, nga të gjitha qeveritë me rritjen e çmimit të bukës, naftës, gazit, dritave, jetesës pa i mbrojtur asnjë institucion. Kupa ka kohë që është mbushur dhe po derdhet madje, Por shoqëritë që nuk çohen të protestojnë për padrejtësitë që u bëhen, nuk janë më një shoqëri por skllevër të sistemit. Eja dhe ti!‘

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *