VIDEO/ Tornado e fortë në Catania, plagosen disa persona

Një tornado e fuqishme ka goditur Catanian, duke shkaktuar dëme serioze. Disa persona kanë mbetur të plagosur. Autoritetet u rekomandojnë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm e të mos dalin nga shtëpia përveçse për arsye urgjente. “Qytetarët këshillohen që të mos dalin jashtë përveç për arsye urgjente”, thuhet në faqen e Bashkisë në Facebook.

Tornado gjithashtu dëmtoi shtëpitë dhe bizneset. Janë raportuar disa pemë të shkulura dhe llamba të rëna në rrugë. Asnjë nga të plagosurit e shpëtuar për momentin nuk është shtruar në spitalet e qytetit.

Moti i keq gjithashtu ndikoi edhe në fluturimet ajrore ku katër prej tyre u devijuan në aeroporte të tjera.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *